Kjo e diel e gjeti të ngarkuar autostradën Tiranë-Durrës me radhë kilometrike makinash.

Për të përballuar ditët e nxehta të korrikut, me temperatura akoma edhe më të larta në javën në vijim, qytetarët kanë zgjedhur që të largohen nga kryeqyteti drejt bregdetit.

Kjo ishte situata mëngjesin e sotëm, ku duket vargu i makinave që vijon nga nisja e autostradës e deri në fund të saj. Gjatë mesditës qarkullimi i makinave u lirua dhe situata u bë më e qetë. E në fakt kjo është një situatë e përsëritur gjatë sezonit veror.

Muaji korrik konsiderohet edhe si piku i sezonit, ndaj janë të shumta lëvizjet jashtë kryeqytetit për tu freskuar në plazhet e shumta që vendi ynë ka.

Edhe paralajmërimi i sinoptikanëve për një javë me temperatura mjaftë të larta, ka nxitur qytetarët që të nisin pushimet për të shmangur vapën në përditshmërinë e kryeqytetit.

Ata që ende nuk kanë nisur pushimet verore, shfrytëzojnë fundjavat për tu freskuar pranë detit. Por sigurisht që ka edhe nga ata që zgjedhin destinacionet malore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA