Kullat e vrojtimit janë bosh, ndërsa në një pjesë të konsiderueshme të Velipojës, rojet bregdetare mungojnë.

Bizneset kanë gjetur një tjetër zgjidhje për t’iu shmangur detyrimeve që kanë, duke regjistruar roje bregdetare fiktive. Sot, kur temperaturat janë mbi 30 gradë Celsius dhe deti është krejtësisht i qetë, një flamur në breg tregon që sot ndalohet për t’u larë.

Eglant Rexha është ndër të paktët roje bregdetarë që e gjejmë në krye të detyrës.

Vetëm vitin e kaluar, falë ndërhyrjes së Rexhës dhe disa kolegëve  të tij, iu shpëtua jeta e të paktën gjashtë personave që rrezikoheshin të mbyteshin ndërsa sivjet, bizneset kanë zgjedhur të mos shpenzojnë për të paguar rojet.

Top Channel