Malmo, qyteti bregdetar, i treti më i madh në Suedi është zgjedhur nga autoritetet për të pritur festivalin e vitit të ardhshëm 2024 Eurovision, njoftonin sot mediat vendase.
“Malmo është një qytet kreativ me një jetë të pasur kulturore, siç e kërkon dhe një festival për të gjithë Evropën”, tha drejtoresha e rrjetit shtetëror STV, Hanne Stjarne.
Eurovision duket se është një event i preferuar në Suedi teksa vendi po e organizon atë për herë të shtatë, pas fitores së këngëtares Loreen në edicionin e sivjetshëm.
Spektakli i vitit 2024 koinçidon dhe me përvjetorin e 50 të fitores së festivalit nga grupi legjendar vendas ABBA, me këngën e tyre të njohjes fillestare në publik, “Waterloo”.
Kompania organizatore e Eurovision, tha se ishte e emocionuar për zgjedhjen e qytetit Malmo për mbajtjen e eventit.
“Jemi të emocionuar të kthehemi në kete qytet vibrues, që ka treguar me ambjentet dhe infrastrukturën e tij se eshte skena e përkryer për këtë event të madh muzikor”, tha kreu i Eurovision, Martin Osterdahl.
Këngëtarja suedeze Loreen, u bë sivjet këngëtarja e parë femër që e fiton dy herë këtë kompeticion pas konkurrimit në 2012.
Ajo ishte personi i dytë që bën arritjen pas irlandezit Johnny Logan që e fitoi gjithashtu dy herë në vitet 1980-të.
Top Channel