Qyteti suedez Malmo, zgjidhet për të pritur festivalin Eurovision 2024 (fotot)

08/07/2023 18:50

Malmo, qyteti bregdetar, i treti më i madh në Suedi është zgjedhur nga autoritetet për të pritur festivalin e vitit të ardhshëm 2024 Eurovision, njoftonin sot mediat vendase.

“Malmo është një qytet kreativ me një jetë të pasur kulturore, siç e kërkon dhe një festival për të gjithë Evropën”, tha drejtoresha e rrjetit shtetëror STV, Hanne Stjarne.

Eurovision duket se është një event i preferuar në Suedi teksa vendi po e organizon atë për herë të shtatë, pas fitores së këngëtares Loreen në edicionin e sivjetshëm.

Spektakli i vitit 2024 koinçidon dhe me përvjetorin e 50 të fitores së festivalit nga grupi legjendar vendas ABBA, me këngën e tyre të njohjes fillestare në publik, “Waterloo”.

Kompania organizatore e Eurovision, tha se ishte e emocionuar për zgjedhjen e qytetit Malmo për mbajtjen e eventit.

“Jemi të emocionuar të kthehemi në kete qytet vibrues, që ka treguar me ambjentet dhe infrastrukturën e tij se eshte skena e përkryer për këtë event të madh muzikor”, tha kreu i  Eurovision, Martin Osterdahl.

Këngëtarja suedeze Loreen, u bë sivjet këngëtarja e parë femër që e fiton dy herë këtë kompeticion pas konkurrimit në 2012.

Ajo ishte personi i dytë që bën arritjen pas irlandezit Johnny Logan që e fitoi gjithashtu dy herë në vitet 1980-të.

FOTO GALERI
4/9
Këngëtarja suedeze Loreen, u bë sivjet këngëtarja e parë femër që e fiton dy herë këtë kompeticion pas konkurrimit në 2012.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA