Bilbil Maja me tre çarje në kokë, dorë të thyer e shumë dëmtime të të tjera që se lejojnë të çohet në këmbë të shkaktuar nga familjarë të deputetit të PS Rrahman Rraja vijon të jetë në spital.

Zëri i tij dhe i banorëve të Borizanës që shtëpitë u dëmtoheshin nga minat e gurores së vëllait të deputetit të Partisë Socialiste ranë në vesh të shurdhër derisa Bilbil e Jashar Maja u dhunuan në një lokal në Thumanë ku shkuan për të negociuar. Pas shpërndarjes masive në media të pamjeve të dhunës të xhiruara nga vetë autorët, policia e cila deri në ato momente ishte inekzistente, nisi reagimin për kapjen e autorëve duke kryer kontrolle në zonë dy ditë pas ngjarjes.

Për mosreagimin e policisë flet rasti i Xhela Rrajës, i cili u shoqërua menjëherë pas ngjarjes si person i përfshirë në konflikt, por edhe pse dy persona përfunduan të plagosur në spital policia nuk e arrestoi në kushtet e flagrancës, por e la të lirë për ta shpallur në kërkim një ditë më vonë kur prokuroria kërkoi arrestimin e tij.

Policisë së Krujës sipas të plagosurve shkoi dy orë me vonesë në ngjarje dhe iu desh më shumë se 24 orë të identifikonte agresorët pavarësisht se nga pala e dëmtuar emrat u dhanë që në moment të parë. Të vështirë policia e pati edhe të pranojë se agresorët përveç shkopinjve ishin të pajisur edhe me armë zjarri. Deri më tani në pranga janë tre prej dhunuesve dhe pronari i lokalit ndërsa 2 vëllezërit e deputetit, i biri dhe një i afërm tjetër i tij vijojnë në kërkim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA