Një deputet dhe ministri i Brendshëm të larguar! Basha: Ngjarja e Fushë Krujës nuk mund të kalojë vetëm me rrokadë emrash

08/07/2023 23:46

Për ish-kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, furtuna në Komisariatin e Krujës, dorëheqja e një deputeti dhe shkarkimi i ministrit të Brendshëm nuk janë të mjaftueshme për të tejkaluar dhunën barbare ndaj banorëve të Borizanës.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Basha ka deklaruar se ngjarja e Fushë Krujës nuk mund të kalojë vetëm me rrokadë emrash pasi nuk bëhet fjalë për një rast të izoluar.

Sipas ish-kryedemokratit, të pushtetshmit e Edi Ramës dhunojnë me arrogancë qytetarët, familjet, bizneset, gazetarët dhe opozitarët përditë.

“Largimi i Çuçit dhe ardhja e Ballës nuk ndryshon asgjë veç rradhës së mbrojtjes së interesave të klaneve dhe grupeve kriminale”- tha Basha, duke ritheksuar rëndësinë e ndarjes së politikës nga krimi, luftën kundër korrupsionit dhe vettingu i politikanëve.

Ngjarja e Fushë Krujës nuk mund të kalojë thjesht dhe vetëm me rrokadë emrash. Ajo nuk është një rast i izoluar, të tilla ka përditë, ku me arrogancë të pushtetshmit e Edi Ramës dhunojnë qytetarët, familjet, bizneset, gazetarët dhe opozitarët. Por dhunuesi më i madh prej vitesh është vetë qeveria e ndërtuar mbi lidhjet e saj me krimin i cili sot e kontrollon kokë e këmbë.

Per sa kohë Edi Rama, njeriu që përfaqëson, lidh dhe mbron interesat e krimit dhe oligarkisë do ta drejtojë qeverinë, ngjarje të tilla do të vijojnë të jenë të përditshme, pjesa më e madhe fatkeqësisht jashtë vëmendjes mediatike. Largimi i Çuçit dhe ardhja e Ballës nuk ndryshon asgjë veç rradhës së mbrojtjes së interesave të klaneve dhe grupeve kriminale.

Shqipëria nuk mund të vazhdojë të mbetet në duart e klaneve kriminale. Prandaj është jetike ndarja e politikës nga krimi, lufta kundër korrupsionit dhe vetingu i politikaneve. Vetëm kështu parlamenti dhe qeverisja do të pastrohen dhe kthehen në shërbim dhe jo dhunim të qytetarëve”- tha Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA