“Bjeri fort…”/ Shkopa bejsbolli e grushte! U ankuan në polici se iu dëmtuan shtëpitë nga gurorja, Rrajat dhunojnë banorët

07/07/2023 11:40

Dy persona kanë mbetur të plagosur gjatë një sulmi me mjete të forta në Borizanë të Krujës.

Afër shtëpive të dy prej banorëve të Borizanës, Bilbil Maja dhe Jashar Maja, ka një gurore në emër të Përparim Rrajës, e cila është e licensuar.

Nga shpërthimet në gurore atyre u dëmtohen shtëpitë. Sipas informacioneve ata janë ankuar në polici, por nuk është bërë asnjë veprim.

Një ditë më parë, ata ishin në një lokal duke folur me një prej punonjësve të minave të kësaj guroreje për të kërkuar zbutje të agresivitetit, por kjo ka sjellë konflikt, ndërsa Xhelal e Përparim Rraja dhe disa persona të tjerë i dhunuan me shkopinj dhe tyta pistolete.

Rezulton se Përparim Rraja është vëllai i deputetit socialist Rrahman Rraja.

Jashar Maja pasi ka marrë ndihmë mjekësore, ai ka shkuar në shtëpi, ndërsa kushëriri i tij Bilbil Maja ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të dëmtimeve që ka marrë në kokë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Top Channel