Veprat artistike të më shumë se 20 artistëve të rinj të talentuar, studentë dhe studentë formalë të Ateliesë Tekstile & Modë të Universitetit të Arteve, me regji të artistes dhe profesoreshës Najada Hamza, janë ekspozuar në galerinë më të re, Gurgur.

Një galeri e re e artit bashkëkohor, jashtë Tiranës metropolitane, e vendosur në qendër të Petrelës, e cila prej kohësh ka mirëpritur disa studio artistësh pamor.

Ekspozimi i punëve të tyre në galeri u shoqërua edhe një sfilatë me modelet e dizajnuara nga artistët e rinj. Ide ekstravagante, avangardë dhe një alternativë e re në fashion. Apo më këto skulptura të buta.

Hapja u  pasua me një pritje në lëndinën jashtë GurGur-it, me muzikën e Erti Lutajt, Rubin Beqos dhe Rea Lemnushës.

Top Channel