Trendi më i ri i veshjes/ Xhaketa sportive dhe mbathje, stili i preferuar i yjeve botërore

07/07/2023 13:39

Fund apo pantallona? Kur jeni në dyshime, mos vishni asnjërën.

Nën një xhaketë sportive apo një pulovër bon ton dhe të brendshmet tashmë po pushtojnë skenën. Ky stil i shfaqur në pasarela nuk u prit  me entuziazëm nga shumë yje hollivudianë.

Të parat që e përqafuan këtë trendin pa hezitim ishin: Kendall Jenner, Hailey Bieber, më e guximshmja nga të gjitha, Julia Fox dhe paraardhësja e must në Itali, Chiara Ferragni. Nga ana tjetër, edhe Miuccia Prada, stiliste dhe biznesmene miliardere italiane është shprehur: Po të isha më e re, do dilja me brekë!

Supermodelja Kendall Jenner, prej disa kohësh po zotëron këtë trend. Në fakt, trendi pa pantallona duket se është një lajtmotiv në veshjet e saj provokuese për të nxjerrë në pah këmbët e saj. Si një eksperte e vërtetë, ajo doli në rrugët e Nju Jorkut javën e kaluar e veshur me një xhaketë sportive blu dhe këmishë të bardhë të zbërthyer me të njëjtën gjatësi, pra pak poshtë ijeve.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel