Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, ka publikuar disa foto nga pushimet e saj me të dashurin Romain Gavras, lidhje tashmë prej disa muajsh.

Çifti zgjodhi t’i shijojë pushimet, në ishullin Snifos të Greqisë, me regjisorin francez, Romain Gavras, i cili para disa vitesh ka qenë bashkë me artisten Rita Ora.

Nga fotografitë e postuara në Instagram, duket se dyshes u ka shijuar ushqimi, deti, aktivitetet e ndryshme dhe peisazhet fantastike të ishullit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Në njërën prej tyre ajo është në një dërrasë në ujërat blu të një plazhi dhe në një tjetër në një varkë duke pozuar me bikini të zeza për aparatin fotografik, ndërsa ka postuar edhe një foto ku po shijon jetën e natës në ishull.

Ajo ka zgjedhur të publikojë edhe disa foto me partnerin e saj, me të cilin zyrtarizoi lidhjen gjatë një daljeje të përbashkët në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës.

Këngëtarja në një foto mban dorën e të dashurit të saj teksa ecin nëpër rrugicat piktoreske të Sifnosit, ndërsa në një tjetër pozojnë para një shtëpie me muret karakteristike të bardha dhe derën blu.

FOTO GALERI
3/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA