Shqipëria, eksportuesja më e madhe e mjekëve në Gjermani! Kryetarja e Federatës së Mjekëve tregon pagat

06/07/2023 22:08

Shqipëria është eksportuesja më e madhe e mjekëve në Gjermani në nivel europian.

Për Top Story, Kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë, Aurora Dollemberg, tregoi shifrat e fundit, ku deri në fund të vitit të shkuar, 1081 mjekë shqiptarë janë larguar në Gjermani.

Sipas Dollemberg, mjekët fillestarë atje fitojnë deri në 3 mijë e 500 euro.

Kemi shifrat aktuale nga Dhoma Federale e Mjekëve. Deri në fundin e 2022-shit, kemi 1081 mjekë të regjistruar që vijën nga Shqipëria. Shqipëria është eksportuesi më i madh i mjekëve në Gjermani. Jemi një eksportues i madh i trurit mjekësor për Gjermaninë. Në bëjmë vetëm 7% për Gjermani, prandaj nuk i bën përshtypje Scholz, por për ne si Shqipëri në nivel europian jemi eksportues kryesor. Ne 5-vjeçarin e fundit, kemi 5 mijë bluza bardha të emigruara, prej tyre 1.5 mijë janë vetëm mjekë. Për pagat, nëse flasim për një mjek të ri, që ka filluar në 2-3 vitet e para, fiton neto nga 2500 deri në 3500.”- tha Dollemberg.

Top Channel