Rusia dhe Ukraina bien dakord për shkëmbimin e të burgosurve

06/07/2023 15:16

Ministria e mbrojtjes ruse ka deklaruar se 45 të burgosur lufte janë liruar nga Ukraina, sipas RIA.  

Në këmbim, 45 të burgosur ukrainas, kryesisht ushtarë që kishin mbrojtur Mariupolin dhe Azovstalin, u liruan nga Rusia.

Andriy Yermak, kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës, ndau imazhe të trupave që festonin pas lirimit të tyre nga robëria.

“Kemi arritur të kthejmë nga robëria në shtëpi 45 ushtarë tanë të forcave të armatosura, gardës kombëtare, DPSU dhe dy civilë”, tha ai.

Shkëmbimet e të burgosurve kanë qenë dukuri disi të rregullta gjatë gjithë konfliktit.

Top Channel