Piktori italian, Festa: Përmes Ibrahim Kodrës kam njohur Shqipërinë e bukur

06/07/2023 22:58

Artisti italian Stefano Festa, është rritur nga piktori i madh shqiptar Ibrahim Kodra. 

Këtë e ka pohuar vetë Festa mbrëmjen e sotme në Top Story, ku është shprehur se Kodra ka lënë gjurmë të mëdha në jetën e tij kulturore.

Festa u shpreh se Kodrën e karakterizonte thjeshtësia dhe se falë tij ka njohur personazhe me rëndësi të lartë në fushën e artit.

“Është hera e parë në Shqipëri edhe pse mund të them se në Shqipëri kam qenë që kur kam qenë fëmijë sepse jam rritur me këtë mjeshtër, Ibrahim Kodrën që për mua ka qenë si të ishte babai im i dytë dhe sigurisht që është e qartë që edhe pse ishte shqiptaro-italian, ai nuk ka bërë asnjë dallim dhe unë jam nga ato milanezët e paktë, sepse pjesa tjetër janë nga Napoli, Bari. Ky zotëri për mua ka qenë si një baba i dytë sepse unë e kam humbu babanë që kur kam qenë fëmijë. Jam rritur me të në pjesën e artit sigurisht, ka qenë mjaft interesante sepse më la lënë shenja në jetën time dhe kryesisht atë kulturore sepse falë tij kam njohur personazhe të jashtëzakonshme. Ai ishte një hap para, ishte i thjeshtë, karakterizohej nga thjeshtësia e të mëdhenjve. Ai ishte shumë i thjeshtë e dukej sikur nuk shihte asgjë por shikonte çdo gjë. Unë kam mësuar prej tij dhe prandaj jam këtu. Ka ndodhur që mamaja ime ishe mikeshë e bashkëshortes së një piktori të madh italian. Duke folur së bashku, nga një gjë lind tjetra.”- tha Stefano Festa.

Top Channel