Aktorja erotike, bashkëshorte e futbollistit të kombëtares, kapet me 6.5 kg kokainë në aeroportin e Uruguait (fotot)

06/07/2023 15:22

Një modele e njohur ‘me drita të kuqe’, ish-bashkëshorte e një futbollisti të kombëtares së Uruguajit, është kapur me rreth .5 kg kokainë në aeroportin e vendit.

Pornostarja Mia Etcheverria, ish-e fejuar e futbollistit Richard Morales, është identifikuar si një nga tre vajza dhe dy burra të arrestuar në aeroportin ndërkombëtar të Uruguait Carrasco pas zbulimit të substancave.

Avokati i modeles 27-vjeçare, Pablo Casas, thotë se klientja e tij “nuk ishte në dijeni të përmbajtjes së valixheve”.

Etcheverria, emri i vërtetë i të cilës Camila Navarro, është nga Las Piedras në jug të Uruguait, dhe ka qenë një nga aktoret e rrjetit pornografik vendas Divas TV.

Ajo ka dy vajza me 48-vjeçarin Morales – i cili njihej si Chengue gjatë karrierës sportive dhe ka përfaqësuar Uruguajin në kupën e botës 2002.

Pas arrestimit të Etcheverria, Morales besohet se ka paguar gjobat ligjore pasi tha se prioriteti i tij është kujdesi për dy vajzat.

Etcheverria ishte pjesë e grupit që fluturonte drejt Madrid, në Spanjë, kur u ndaluan nga policia për një kontroll në një nga burrat.

Oficerët gjetën në valixhet e tyre gjashtë pako pluhuri të bardhë që në total peshonin 6.5 kilogramë.

Përveç drogave, u sekuestruan dy mjetet e transportit të grupit dhe 900 euro para të thata.

Hetimi vijon.

FOTO GALERI
2/7
Modelja e njohur ‘me drita të kuqe’ është kapur me rreth .5 kg kokainë në aeroportin e vendit.

Top Channel