5 vite me detyrim në Shqipëri, studentët e mjekësisë nisin protestën, marshojnë drejt Kuvendit
06/07/2023 10:55
Ka nisur protesta e tretë e studentëve të mjekësisë para oborrit të fakultetit pranë rektoratit.
Kjo si pasojë e vendimit që mori qeveria për të mbajtur me detyrim për 5 vite studentët e mjekësisë në atdhe pas përfundimit të studimeve. Ata ditën e djeshme kanë bërë dhe planin se di do mbahej kjo protestë. Sot në grup ata po marshojnë drejt Parlamentit të Shqipërisë, ku ligjvënësit janë duke diskutuar për çështjet e ditës.
Qëllimi i tyre është të kundërshtojnë draft-propozimin që pritet të kthehet në një vendim të miratuar. Studentët e mjekësisë theksojnë se nuk duan të largohen nga Shqipëria dhe e cilësojnë këtë vendim në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut në mbajtjen me detyrim në atdhe.
Top Channel