Tom Cruise dëshiron të veprojë njësoj si aktori Harrison Ford dhe të vazhdojë të bëjë filma deri në moshën 80 vjeç.
Filmi më i ri i aktorit 61-vjeçar “Mission Impossible: Dead Reckoning” do të dalë këtë muaj dhe duket se nuk e ka në plan që të tërhiqet nga aktrimi.
Ylli i Top Gun festoi ditëlindjen të hënën dhe u shpreh se nuk kishte asnjë plan për t’u tërhequr.
Pse? Sepse Harrison ende po prodhon filma të “Indiana Jones” në moshën 80-vjeçare dhe Tom mendon se ai është një legjendë. Ai i tha gazetës Sydney Morning Herald: Harrison Ford është një legjendë. Shpresoj që edhe unë të prodhoj filma në atë moshë, kam 20 vite kohë. Shpresoj të vazhdoj të bëj filma “Mission Impossibile” derisa të mbush moshën e tij.
Kjo vjen pasi Harrison mori rolin e arkeologut të guximshëm “Indiana Jones” për herë të pestë dhe të fundit, në Indiana Jones dhe Dial of Destiny.
Ai luajti në film së bashku me Phoebe Waller-Bridge të Fleabag, ku mendohet se është lamtumira e Harrison ndaj një roli që ai ka luajtur për më shumë se 40 vjet.
Tom Cruise shkroi në Instagram: Kjo verë është plot me filma të mrekullueshëm për t’u parë në kinema. Këto janë vetëm disa që mezi presim t’i shohim në ekranin e madh. Urime, Harrison Ford, për 40-vjetorin e Indiana Jones dhe krijimin e një prej personazheve më ikonë në historinë e kinemasë. Na ke dhënë orë të panumërta gëzimi.
Ndërkohë, Tom ka luajtur rolin e Ethan Hunt tek të gjashtë filmat “Mission: Impossible”.
Top Channel