Pjesë e “Wake Up” ditën e sotme ka qenë nutricionistja Martina Çobo dhe sipërmarrësja Erblina Shehu të cilat kanë folur për substancat kancerogjene që janë mjaft të përhapura në produktet që ne përdorimi, si tek ushqimet që hamë dhe deri tek ato të kozmetikës që janë të përdorura në masë të gjerë.
Nutricionistja Çobo tregon se po jetojmë në pandeminë e infertilitetit për shkak të produkteve që ne përdorim. Është rritur numri i njerëzve me problemet e ovarit polikistik, me problemet e tiroides etj. Një nga produktet që ajo i konsideron si tepër të dëmshme, janë supat e gatshme të cilat përmbajnë ingredientë kancerogjenë. Ajo ka theksuar gjithashtu se përdorimi i produkteve në formë gazi siç është llaku i flokëve apo antidjersa spraj, janë shumë të dëmshme.
“Duhet të jemi më selektivë. Çdo njeriu i them që nuk duhet të konsumosh ushqime të procesuara, pra çdo gjë që ndodhet për fat të keq e ambalazhuar në raftet e supermarketit nuk është e mirë për ne dhe ushqimi më i keq i mundshëm, janë supat e gatshme që blihen masivisht. Nëse do bëni një skanim, ingredientët e supave të gatshme janë tepër të dëmshme. Përpiquni të merrni benefitet e dietës Mesdhetare që ne e kemi në Shqipëri dhe në të gjitha vendet e Mesdheut. Pse duhet të zgjidhni drithërat me ngjyrues apo me aspartam, por mund të merrni tërshërë, apo diçka tjetër për mëngjes. Duhet të evitojmë gjërat që janë në supermarket me konservant. Studimet e viteve të fundit, pas pandemisë kanë rezultuar që po rriten shumë çrregullimet hormonale, pra njerëzit me probleme me tiroiden, njerëz me problemet ovarin polikistik. Jemi duke jetuar në pandeminë e infertilitetit dhe mendohet që vjen vetëm prej produkteve që konsumojmë. Të gjitha produktet që janë në formë të gaztë janë kancerogjen, llaku i flokëve, shampot e thata, nëse është antidjersa në formë spreji, është jashtëzakonisht shumë e dëmshme”, shprehet Martina Çobo.
Top Channel