Panik në Ukrainë! Flitet një sulm të mundshëm në uzinën bërthamore të Zaporizhzhia

05/07/2023 10:41

Njerëzit kanë filluar të largohen nga rajoni rreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhia pasi akuzat nga të dyja palët çuan në panik mes ukrainasve se një operacion të fshehtë është i pashmangshëm.

Analisti i çështjeve ndërkombëtare pranë Sky News, Dominic Waghorn thotë se Rusia ka krijuar një precedent për një ngjarje të tillë me fryrjen e digës Kakhovka.

“Intensifikimi i ankthit [mes ukrainasve] ishin pretendimet ruse në bloge se ukrainasit po planifikonin të sulmonin centralin.

Kur rusët akuzojnë ukrainasit se po përgatiten të bëjnë diçka, shpesh është një shenjë se ata do ta bëjnë vetë, siç e pamë me digën Kakhovka”- tha Waghorn.

Po ashtu, ka pasur pretendime nga ana e Presidentit Zelesnky mbi një shpërthim të mundshëm me eksplozivë. Një këshilltar bërthamor rus tha se një sulm ukrainas pritej gjatë natës në uzinë më 5 korrik.

Kjo ka çuar në alarm. Ka bërë që një numër ukrainassh të largohen papritur nga vendi. Ne po shohim radhë në pikën kufitare në Moldavi, duke vrapuar për dy milje dhe ne nuk e kemi parë këtë për muaj të tërë,” raportoi Waghorn.

Burimet e Sky News tregojnë se disa trupa ruse janë tërhequr nga uzina ditët e fundit.

Top Channel