Marrëveshjes së grurit po i vjen fundi, Kremlini: Nuk ka ende asnjë arsye për të zgjatur afatet

05/07/2023 13:07

Nuk ka ende asnjë arsye mbi të cilën Rusia mendon se mund të zgjasë marrëveshjen e grurit të Detit të Zi, ka thënë Kremlini.

Rusia ka këmbëngulur vazhdimisht se nuk do ta zgjasë marrëveshjen për herë të katërt për shkak të pengesave për eksportet e saj.

Marrëveshja, e cila u ndërmjetësua nga OKB-ja dhe Turqia, do të përfundojë më 17 korrik dhe liderët perëndimorë i kanë bërë thirrje Moskës të veprojë. Marrëveshja ka garantuar sigurinë e anijeve me grurë që shkojnë drejt dhe nga portet ukrainase përmes ujërave që kontrollon Rusia që kur u nënshkrua në korrik të vitit të kaluar.

“Ka ende kohë për të përmbushur kërkesat e vendit tonë në këtë pjesë të marrëveshjes. Deri tani, kjo nuk është kryer… për këtë shkak nuk ka arsye të veçanta për zgjatjen e kësaj marrëveshjeje“- tha Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit.

Top Channel