Dezertoi trupat e NATO-s për të luftuar në Ukrainë, burgoset ushtari britanik

05/07/2023 10:24

Një ushtar britanik, i cili braktisi trupat e NATO-s të zbarkuara në Estoni për të shkuar të luftojë në Ukrainë, është burgosur.

Alexander Garms-Rizzi është dënuar me 12 muaj në një qendër paraburgimi ushtarak pasi braktisi njësinë e tij dhe kaloi kufirin e Estonisë për të shërbyer si pushkëtar në forcat ukrainase.

Një gjykatë ushtarake dëgjoi se 21-vjeçari kishte kundërshtuar urdhrat dhe kishte krijuar një rrezik sigurie.

Urdhëri për të mos shkuar në Ukrainë nuk mund të ishte më i qartë. Urdhri ishte atje për të mbrojtur forcat britanike dhe shtetin që të mos tërhiqeshin zvarrë në konflikt“- tha gjykatësi i përgjithshëm, avokati Darren Reed gjatë dënimit.

Top Channel