Konfliktet Izrael-Palestinë, raporti: Në kampin e Jenit strehohen terroristë

03/07/2023 22:33

Tensionet Izrael-Palestinë janë shtuar akoma më shumë gjatë këtij viti. Shpesh të dyja shtetet hedhin akuza të ndërsjella për çdo sulm apo incident që ndodh kryesisht në territorin e bregut perëndimor.

Në një raport të botuar së fundmi, autoritetet izraelite pretendojnë se prej fillimit të këtij viti janë ndërmarrë nga forcat palestineze 290 sulme terroriste ndaj izraelitëve. Shumë prej këtyre sulmeve kanë ndodhur kryesisht në qytetin e Jeninit. Zonë kjo ku është ngritur dhe kampi i refugjatëve palestinezë. Si pasojë e këtyre ngjarjeve humbën jetën 52 izraelitë.

Në raport më tej argumentohet se palestinezët përdorin kampin e Jenit për të organizuar çdo sulm terrorist kundër Izraelit. Me vendosmërinë se nuk do të lejojë asnjë terrorist që të cenojë jetën e civilëve, Izraeli i kërkon Autoritetit Palestinës që të shtojë kontrollin në kamp dhe të parandalojë këto ngjarje duke vendosur para përgjegjësisë ligjore çdo person.

Në këtë mënyrë, thuhet në raport, konfliktet mes dy vendeve do të shuhen pasi në rajon do të rivendoset siguria dhe stabiliteti.

Por në ndryshim nga ky raport, Palestinezët thonë se sulmet I kanë ndërmarrë si kundërpërgjigje e ofensivave ushtarake që ka ndërmarrë Izraeli kundër forcave të Hamasait.

 

Top Channel