Mesatarisht çdo ditë 20 shtetas të huaj, kryesisht nga Lindja e mesme konstatohen nga policia gjatë tentativave të tyre për të udhëtuar nga vendet kufitare drejt Bashkimit Europian.

Të dhënat zyrtare të policisë tregojnë se për 6 muaj shërbimet u ndaluan udhëtimin 3600 shtetasve nga Siria, Algjeria dhe shtete të tjera në konflikt

Fenomeni vijon të jetë shqetësues. Shqipëria vijon të përdoret transit. Ndërkohë që shtetasit shqiptarë që funksionojnë si transportues, garatojnë udhëtimin nga jugu i vendit drejt pikave kufitare me Malin e Zi, Kosovën dhe Portin e Durrësit që është një nga portat drejt Italisë.

Të arrestuatit justifikohen se u angazhuan si transportues për shkaqe humaniste. Por një 52-vjeçar nga Elbasani ka rrëfyer këtu në gjykatë se transportoi disa bangladeshas, mbasi i duheshin para për të shlyer borxhet.

Shtetasi Tonin Hasa, që po hetohet si ndihmës i klandestinëve, përdori në gjykatë argumentin se edhe atij i ishte dashur të migronte brenda vendit për arsye ekonomike.

“Meqënëse jam në kushte të vështira ekonomike dhe pagat në Elbasan janë të ulëta, kisha dëgjuar që në Sarandë paguajnë mirë dhe ka punë në bujqësi. Rrugës për të siguruar një punë pashë disa persona që ngritën dorën dhe i mora. Ajo që dëgjova prej tyre ishte vetëm fjala Sarandë”, deklaron i dyshuari.

Por megjithëse 52-vjeçari ka insistuar se ka borxhe për të shlyer, se ka nënën të moshuar dhe bashkëshorten sëmurë, Gjykata e Apelit vendosi ndaj tij nga arrest shtëpiak në arrest me burg. Rëndimi i pozitës së tij ndodhi mbasi 29 emigrantët nga Bangladeshi treguan se i kishin paguar 500 euro një shtetasi nga Arabia, i cili i kishte njoftuar se një automjet do mbërrinte t’i merrte. Dhe ashtu ndodhi derisa policia i ndaloi.

I kërkoi gjykatës zbutje të masës së sigurisë nga arrest shtëpiak në një më të lehtë. Por gjykata e rëndoi pozitën e tij duke shpallur arrest me burg.

“Jam në vështirësi ekonomike. Kam borxhe dhe nënën 81-vjeçare të sëmurë”, dëshmon i dyshuari si transportues i klandestinëve.

Bashkëshortja e papunë e sëmurë dhe me ilaçe vijon më tej i dyshuari. Duke argumentuar para gjyqtarëve se të huajt, me vend origjine Lindjen e Mesme rezulton se janë konstatuar nga shërbimet e policisë gjatë përpjekjeve të tyre për të udhëtuar drejt Bashkimit Europian.

Zyrtarisht policia deklaron për Top Channel se më tepër se gjysma e tyre rezultojnë të jenë përsëritës, prej të cilëve më tepër se gjysma e tyre.

Top Channel