Stjuardesa tregon ‘hilen’ që pasagjerët e avionit të kalojnë falas në klasin e parë (fotot)

01/07/2023 15:29

Një stjuardesë fluturimi e njohur në rrjet për këshillat e saj për pasagjerët ka shpërndarë së fundmi tre mënyra sesi pushuesit që udhëtojnë mund të kalojnë falas në klasin e parë pa qenë nevoja për të shpenzuar qindra dollarë më shumë.

Asistentja simpatike e fluturimit e njohur në rrjetin TikTok me emrin @cierra_mistt, tregon se pasagjerët që kanë sediljet në reshtin e fundit të avioni kanë gjithnjë shanset më të mira për të kaluar në klasin e parë nëse vendet janë të lira, siç ndodh zakonisht.

Kjo ndodh për arsyen sekrete të balancimit të peshës totale të pasagjerëve në trupin e avionit.

Ajo shpjegon: “Linjat ajrore nuk preferojnë t’ju tregojnë se në shumicën e fluturimeve pesha e pasagjerëve duhet të balancohet dhe nëse në klasin e parë në fillim të avionit nuk ka njerëz, ata duhet të ulin aty një numër të caktuar personash”.

Në një video të mëparshme, Cierra shpjegonte: “Kur ne zhvendosim njerëzit në fillim të avionit, nuk e bëjmë ngaqë jemi të sjellshëm por sepse nëse fluturimi është i mbushur duhet t’i zhvendosim ata”.

Stjuardesa thotë se ekuipazhi duhet të zhvendosë njerëzit nga fundi i avionit në fillim e tij nëse ky i fundit është bosh.

Ajo tregon: “Kështu që stafi fluturimit duhet të kalojë njerëzit e ulur në rreshtin e fundit  përpara në trupin e avionit, pasi ata kanë nevojë për hapësirën prapa për të kryer shërbimet, si dhe për balancimin e peshës”.

@cierra_mistthow to get FREE first class upgrades ✈️

♬ original sound – Cierra Mistt


Cierra tregon sesi mund ta arrini këtë në fluturimet me shumë njerëz, siç ndodh gjithnjë e më shpesh kohët e fundit, madje dhe të përfitoni para nga situata.

Para se të hipni në avion, nëse dëgjoni në aeroport se stafi komunikon mes tyre se fluturimi është me kapacitet të plotë, sigurohuni që të përfitoni nga ky rast.

Me shumë gjasa ata do të kërkojnë për vullnetarë që të kalojnë në klasin e parë që shpeshherë qëndron i zbrazur, madje do t’ju ofrojnë dhe favore të tjera për ta bërë këtë.

Cierra këshillon të pranoni ofertat e favoreve: “Shkoni në sportelin e parë dhe kërkoni çmimin që ofrohet për ndryshimin”.

Video ka marrë më shumë se 800,000 shikime dhe është shpërndarë 14,500 herë nga udhëtarët e vëmendshëm.

Cierra ka më shumë se 3 milionë ndjekës të këshillave të saj të udhëtimit.

Në një tjetër video, ajo thotë se mund të kalosh kollaj në klasin e parë nëse sjell dhurata ose çokollata për stafin.

Edhe asistenti fluturimit Miguel Muñoz konfirmonte praktikën për rrjetin Express: “Çdokush bëhet automatikisht më i sjellshëm ndaj personave që sillen më mirë. Stafi u ofron atyre çaj apo kafe falas dhe i jep vende më të mira nëse ato janë bosh”.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA