Logoja e Grupit Wagner është hequr nga qendra në Shën Petersburg

01/07/2023 22:48

Logot e grupit mercenar Wagner janë fotografuar duke u hequr nga një qendër në Rusi.

Qendra PMC Wagner në qytetin rus të Shën Petersburgut është e lidhur me themeluesin e grupit Yevgeny Prigozhin.

Fotot tregojnë stafin duke hequr një logo, ndërkohë që imazhet nga jashtë ndërtesës tregojnë se edhe shenja e saj është hequr.

Spekulimet kanë vazhduar mbi fatin e Grupit Wagner pas kryengritjes së tij të armatosur fundjavën e kaluar.

Gjatë këtë javë, udhëheqësi bjellorus Alexander Lukashenko konfirmoi se Prigozhin ishte në Bjellorusi, pas kryengritjes në Rusi.

Top Channel