Ka ndërruar jetë punonjësi i Policisë Kufitare i Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, pasi nuk është ndjerë mirë gjatë patrullimit në det.

Mbrëmjen e kësaj të shtune, rreth orës 20:10, 56-vjeçari me iniciale S. A. drejtues i një mjeti lundrues të Policisë Kufitare, gjatë patrullimit në det nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe për këtë shkak ka ankoruar mjetin lundrues përballë stacionit të Policisë Kufitare në Dhërmi, e më pas ka dalë në breg.

Menjëherë është kërkuar ndihma e urgjencës mjekësore dhe pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, por viktima nuk ka arritur të mbijetojë.

Sipas uniformave blu dyshohet se ai e ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak, ndërsa hetimet vijojnë ende.

Top Channel