Ekipet e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) nuk kanë konstatuar vendosje ushtarake ruse brenda termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia.
Drejtori i përgjithshëm i IAEA, Rafael Grossi tha se ai “nuk e pa atë lloj zhvillimi” në terren, por se çdo gjë mund të ndodhë, kjo është ajo që e shqetëson.
Ai deklaroi se rritja e aktivitetit ushtarak në vijën e frontit mes kundërofensive të Ukrainës shtoi një shtresë shtesë shqetësimi mbi një situatë që është jashtëzakonisht e paqëndrueshme.
Ukraina ka paralajmëruar prej disa ditësh se Moska ka planifikuar një sulm “terrorist” në centralin bërthamor, i cili do të përfshinte rrjedhje të rrezatimit. Ajo ka raportuar se Rusia e ka finalizuar planin dhe tani vetëm duhet të japë miratimin.
Gjatë një vizite në fabrikë më 21 qershor, IAEA raportoi se nuk u panë mina tokësore pranë pellgut ftohës të objektit – duke kundërshtuar raportet e mëparshme.
Top Channel