Gjithçka është gati në sheshin “Skënderbej” për të pritur yllin e muzikës latine, Enrique Iglesias.

Teksa na ndajnë më pak se dy orë nga nisja e koncertit, artisti ka publikuar në rrjetet sociale foto nga kryeqyteti shqiptar. “Shihemi sonte Tirana”, shkruan Enrique.

Në një tjetër video të shpërndarë në “Insta Story”, duket Sheshi ‘Skënderbej’ i shndërruar në një skenë gjigante, që do të mbushet sonte nga mijëra admirues të muzikës së Enrique, të cilët kanë blerë biletat për ta dëgjuar ‘live’ këngëtarin.

Këngëtari me famë botërore do të hapë kështu edhe Javën e Kulturës Spanjolle, që nis sot në kryeqytet. Koncerti do të nisë në orën 21:30 dhe do jetë një mbrëmje e paharrueshme.

Enrique Iglesias është një nga artistët më të mëdhenj spanjollë, që u bë i njohur në mbarë botën në fillin e viteve 90 dhe më pas karriera e tij ndërkombëtare u zgjerua në mbarë globin me këngë si “Bailamos”, “Rhythm Divine”, duetin me Whitney Houston “Could i have this kiss forever”, për të vijuar me hite si “Turn the night up”, “Heart Attack”  e deri vitet e fundit me shumë bashkëpunime dhe këngë si “Duele el Corazon” dhe “Subeme la Radio” që me siguri do të këndohen në kor edhe në sheshin “Skënderbej”.

Top Channel