“Na ke lënë syrin me lot, na thau shpirtin…”/ Agron Llakaj dedikim prekës në 6-mujorin e ndarjes nga jeta të bashkëshortes
24/11 12:12
Sheshi “Skënderbej” gëlon sonte nga muzika latine, që artisti Enrique Iglesias po interpreton për mijëra njerëz të pranishëm në koncert.
Këngëtari me famë botërore është ngjitur në skenë prej disa orësh dhe admiruesit e repertorit të tij kanë kënguar dhe kërcyer çdo këngë të tij.
Iglesias, që ka zgjedhur një veshje tërësisht të zezë, po dhuron spektakël për publikun shqiptar, por dhe të huaj që kanë blerë biletën për të ndjekur ‘live’ yllin e muzikës latine.
Këngët e tij hit si “Bailamos”, “Rhythm Divine”, “Turn the night up”, “Heart Attack”, “Duele el Corazon” jehuan në qendër të kryeqytetit.
Top Channel