Rusia përjashton bisedimet e paqes në Zvicër: Fatkeqësisht, e ka humbur statusin si një shtet neutral

29/06/2023 16:15

Rusia ka hedhur poshtë idenë e mbajtjes së bisedimeve të paqes në Zvicër, duke pretenduar se ajo “fatkeqësisht ka humbur statusin e saj si një shtet neutral”.

Për dekada, Zvicra e ka pozicionuar veten si një shtet neutral në të gjitha konfliktet, por është bashkuar me vendet e tjera perëndimore në zbatimin e sanksioneve në Rusi që nga shpërthimi i luftës.

Në fillim të këtij muaji, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky sugjeroi se vendi mund të përdoret si ndërmjetës. Duke folur për gazetën Le Temps, ambasadori i Rusisë në Zvicër, Sergei Garmonin tha se Rusia nuk do të pranonte që Zvicra të presë një samit të tillë.

Përfaqësimi dhe ndërmjetësimi zviceran nuk bëhet fjalë”- tha Garmonin, duke shtuar se: “Zvicra fatkeqësisht e ka humbur statusin e saj si shtet neutral dhe nuk mund të veprojë më si ndërmjetëse apo përfaqësuese e interesave”.

Top Channel