Foto ‘e pafajshme’ familjare që po tmerron shikuesit e vëmendshëm (imazhet)

29/06/2023 21:12

Kjo këtu, duket si një foto e një familjeje normale, por disa shikues të vëmendshëm nuk janë fare dakord.

Nëse ju nuk e keni zbuluar ende, atëherë shikoni fëmijën më të vogël në të majtë. Vajza duket e adhurueshme, apo jo?

Por a shikoni një dorë në krahun e saj? Tani kontrolloni nëse shikoni ku gjenden duart të gjithë të tjerëve.

Sa për t’u siguruar: Të dyja duart e nënës janë të zëna duke mbajtur të voglin. Duart e motrës më të madhe janë në prehërin e saj, ndërsa babai është tepër larg për të vënë një dorë në femijën që ka më larg nga të gjithë.

Pra e kujt është ajo dorë? Kjo pyetje e frikshme ka bërë që foto të bëhet virale në rrjet. Dhe megjithëse shumë thonë me të drejtë që është ‘një montazh’, të tjere dalin me teori nga më të çuditshmet.

Disa thonë se anëtarët e familjes kanë fuqi super-natyrale, ndërsa një tjetër teori sugjeron se montazhi nuk është vetëm dora por i gjithë fëmija i fundit, që është shtuar bashkë me dorën.

Po ju çfarë mendoni, është një hile njerëzore apo imazhi ka diçka më shumë nga sa mund të shikojë syri?

Na e thoni në komente, pasi ende nuk duket se kemi përgjigjen e duhur …

FOTO GALERI
1/3
Shumë thonë me të drejtë që është ‘një montazh’, të tjere dalin me teori nga më të çuditshmet.

Top Channel