22/11 19:49
Pamjet që shihni më poshtë vijnë nga Nanterre, një zonë në periferi të Parisit ku Nahel M. u qëllua për vdekje nga një oficer policie.
Qindra persona janë mbledhur për të kërkuar drejtësi për 17-vjeçarin. Shumica janë duke brohoritur “Justice pour Nahel”/ “Drejtësi për Nahelin”, ndërsa filluan marshimin nëpër rrugë.
Shumë prej protestuesve kanë veshur bluza të bardha me mbishkrimin “Drejtësi për Nahelin”, ndërkohë të tjerë mbajnë pankarta me slogane kundër policisë. Nëna e Nahelit është në ballë të turmës, e shoqëruar nga motra e Adama Traoré – një i ri me ngjyrë që vdiq në paraburgim pasi u ndalua nga policia në vitin 2016.
Top Channel