Operacione antidrogë në fshatrat e Krujës, asgjësohen edhe 271 bimë/ Autorët të paidentifikuar 

28/06/2023 12:01

Vijojnë operacionet antidrogë në fshatrat e Krujës, ku këtë herë u asgjësuan 271 bimë narkotikë kanabis.

Gjatë kësaj faze së 22-të u angazhuan 24 grupe kontrolli me 213 punonjës Policie dhe u përdorën 12 dronë.

Bimët narkotike u gjetën të kultivuara në zona të pyllëzuara të fshatit Mukje, në Nikël, dhe fshatrave Barkanesh, Rranzë, të Krujës.

Më parë si rezultat i fazave të mëparshme të këtij operacioni janë asgjësuar 12189 bimë narkotike kanabis.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe komisariateve në varësi të DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë vijuar kontrollet në zonat malore të Krujës, të asistuar dhe nga dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike”, sipas njoftimit të policisë.

Strukturat hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Operacioni i kontrollit të territorit vijon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA