Mundësit të lyer me vaj ndeshen me njëri-tjetrin në kompeticionin e lashtë turk që daton prej kohëve otomane (fotot)

27/06/2023 15:28

Mundës me trup të lyer me vaj ulliri ndesheshin dje duke u munduar të kapeshin për të rrëzuar njëri-tjetrin, në një kompeticion të njohur qe prej kohërave të lashta në provincën turke të Gaziantep.

Burrat merrnin pjesë në kampionatin e përvitshëm të mundjes së vajit në Åzahinbey, në sportin e rrëshkitshëm që besohet se praktikohet prej shekullit të 14-të, kur zhvillohej për të mbajtur në formë të mirë fizike dhe të gatshëm për betejë ushtarët e perandorisë osmane.

Si atëherë, përleshjet zhvillohen në bar dhe mundësit lyejnë trupin e zhveshur me vaj çka e bën të vështirë kapjen e shpejtë nga kundërshtari.

Fituesi, i cili fiton titullin Baspehlivan (krye-mundës), është ai që bën të prekë në tokë kurrizin e kundërshtarit.

Një nga festivalet më të lashtë të kësaj tradite është ai i Kırkpınar ku sulltani otoman Orhan, kërkonte mbajtjen e rregullt të lojrave për të mbajtur ushtarët në formë të gatshme për betejë.

Eventi është shtuar në listën e trashëgimive kulturore të UNESCO në 2010 në njohje të historisë së tij të vjetër.

Entuziastët e tij e praktikojnë atë edhe sot si një sport me taktika të veçanta dhe në respekt të trashëgimisë krahinore të zonës dhe te Turqise.

FOTO GALERI
6/9
Eventi është shtuar në listën e trashëgimive kulturore të UNESCO në 2010 në njohje të historisë së tij të vjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA