Foto/ Bruna Biancardi, parnerja shtatzënë e Neymar shijon pushimet në Mykonos

27/06/2023 14:26

Bruna Biancardi së bashku me miqtë e saj udhëtuan nga Parisi në Greqi për të shijuar diellin, detin dhe ushqimin e mirë. 

Përveç fotove që ka shpërndarë në rrjetet sociale, influencerja 29-vjeçare ka pozuar nga plazhi e veshur me rroba banje. Në të njëjtën kohë, i shihet barku i fryrë, pasi pas pak muajsh ajo do të mirëpresë fëmijën e saj me futbollistin.

Biancardi, e cila në prill me yllin e Parisit njoftoi se është shtatzënë dhe do të sjellë në jetë fëmijën e tyre pas disa muajsh, është një personazh i famshëm online në Brazil dhe tashmë ka arritur 5 milionë ndjekës.

Biancardi ka qenë në mediat ndërkombëtare kohët e fundit pasi ka zbuluar se Neymar e ka tradhtuar dhe ajo e lejon këtë. Siç shkruajnë ata, futbollisti e ka tradhtuar Brunën në Rio pak muaj më parë, konkretisht në ditën e të dashuruarve dhe më pas 29-vjeçari ka vendosur rregulla për tradhtinë e tij.

Sipas informacioneve të konfirmuara nga kolumnisti Erlan Bastos, lojtari i Parisit është i lirë të flirtojë dhe madje të bëjë seks me femra të tjera.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA