58 mijë paund për t’u shndërruar në kukull! Njihuni me Patrick, nuk ka ndërmend të ndërpresë operacionet

27/06/2023 22:29

Dëshira për të ndryshuar pamjen dhe për të qenë ashtu sikurse dëshiron, i ka kushtuar Patrick mbi 58 mijë paund deri më tani.

Patrick ka shpenzuar për operacione plastike, botoks dhe fillera, për të arritur një pamje të ngjashme më kukullën. Bie në sy menjëherë te ndjekësit e rrjeteve sociale me tiparet e theksuara, buzët e plota, qerpikët e gjatë dhe flokët biondë.

Me transformimin e bërë, duket si grua, por thekson se nuk do që të identifikohet si femër.

Ndërhyrja e fundit e Patrick janë fasetat e dhëmbëve, për të cilat pagoi 2.500 paund. Operacionet i ka nisur që nga mosha 18-vjeçare, me qëllimin për një pamje më femërore dhe më pranë imazhit të kukullës. Por Patrick thekson se nuk do që të ndryshojë gjininë:

“Është më e lehtë për mua të përshtatem me një fytyrë femërore, sepse tiparet e mia natyrore nuk ishin shumë mashkullore”.

Qëllimi përfundimtar i Patrick është të arrijë simetrinë e tipare dhe një fytyrë të përsosur, si një kukull.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA