Shumë njerëz përpiqen të pikasin numrin ndryshe nga të tjerët në këtë lojë përqendrimi dhe me sa duket, njerëzit me inteligjencë më të lartë arrijnë të gjejnë në vetëm 12 sekonda.
Lojra të tilla janë mjaft të efektshme për të zgjeruar aftësitë konjitive dhe ato të perceptimit.
Ato thuhet se përmirësojnë kujtesën dhe shtojnë aktivizimin e trurit duke sfiduar aftësitë e tij për të zbuluar anomalitë e fshehura në imazhet e ngarkuara, apo objektet që fillimisht duken të vështira për t’u zbuluar.
Për këtë kërkohet observim dhe analizim i imazhit pasi numri “i gabuar” është i fshehur mirë dhe detyra nganjëherë mund të kthehet në një ngarkesë ezauruese.
Te disa njerëz sytë tërhiqen shpejt te vendi ku qëndron anomalia ndërsa te disa të tjerë është më e vështirë të zbulohet numri ndryshe nga të tjerët.
Ekspertët sugjerojnë ndarjen e fushës në disa zona dhe gjurmimin me sy të secilës prej tyre.
Arritët të dalloni 8881? Megjithse ishte e vështirë ju mund ta keni pikasur më shpejt nëse do të nisnit nga e majta.
Nëse praktikoheni me problemin do të mund ta zgjidhni gjithnjë e më shpejt.
Ne galerine e meposhtme do te gjeni pergjigjet dhe te tjera testime.
Top Channel