Turizëm në aplikacion, Zana Çela tregon udhërrëfyesin e ri me të gjitha eventet kulturore në Shqipëri

26/06/2023 21:37

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit Zana Çela ka prezantuar sonte në “Top Story” aplikacionin e ri të eventeve turistike të Shqipërisë.

Çela shpjegoi punën e bërë nga Agjencia për të mbledhur të gjitha eventet kulturore që zhvillohen gjatë gjithë vitit në vendin tonë.

“Mblodhëm mbi 1110 evente, duke filluar nga fshatrat e zonat më të thella malore deri te eventet e mëdha”.

Më pas, drejtoresha e AKT tregoi se u bë një seleksionim i eventeve për të zgjedhur ato që janë në interes të audiencës turistike. Më pas krijuam një databazë të fuqishme, tha ajo.

Aplikacioni është i disponueshëm ne “App Story” dhe “Playstore”. Çdo përdorues, pasi të shkarkojë “TEA-n”, mund të shohë të gjitha ngjarjen artistike në çdo qytet të Shqipërisë, duke klikuar në hartë apo duke klikuar listën në aplikacion.

Top Channel