887 bimë narkotike janë asgjësuar në fazën e 20 të operacionit “Territor i pastër” në Krujë.
Policia bën me dije se si rezultat i fazave të mëparshme të këtij operacioni janë asgjësuar 9810 bimë narkotike cannabis sativa dhe 208 fara të dyshuara kanabis, të mbjella në kubikë.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Vijojnë kontrollet dhe operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
Finalizohet faza e 20-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, nga Komisariati i Policisë Krujë.
Më parë si rezultat i fazave të mëparshme të këtij operacioni janë asgjësuar 9810 bimë narkotike cannabis sativa dhe 208 fara të dyshuara kanabis, të mbjella në kubikë.
Gjatë kontrolleve në kuadër të fazës së 20-të të megaopacionit, në fshatin Cudhi Kamp, Krujë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, u gjetën dhe u asgjësuan 887 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.
Strukturat hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Operacioni i kontrollit të territorit vijon.
Top Channel