Prigozhin: Ministria ruse e mbrojtjes donte që Wagner të pushojë së ekzistuari nga 1 Korriku

26/06/2023 17:54

Ministria ruse e Mbrojtjes kishte planifikuar që grupi ushtarak privat Wagner “të pushojë së ekzistuari” duke filluar nga 1 korriku, pohoi themeluesi i grupit Yevgeny Prigozhin në një mesazh audio këtë të hënë.

Askush nuk pranoi të nënshkruajë një kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes, pasi të gjithë e dinë shumë mirë nga situata aktuale dhe përvoja e tyre gjatë operacionit special ushtarak se kjo do të çojë në një humbje të plotë të aftësisë luftarake”- tha Prigozhin.

Sipas shefit të Wagner, disa luftëtarë vërtet nënshkruan kontrata me Ministrinë e Mbrojtjes ruse, por ky ishte vetëm një numër minimal.

“Ata luftëtarë që vendosën se ishin gati për t’u transferuar në Ministrinë e Mbrojtjes e bënë këtë. Por ky është numri minimal, i llogaritur në 1-2%. U paraqitën të gjitha argumentet për të mbajtur PMC Wagner, por asnjë nuk u zbatua”- tha ai. 

Top Channel