“Pushime On Top”, një nga formatet më të dashura të verës, ka nisur sot sezonin e ri, me Eni Shehun dhe Lei Krajën.
Xhani Demika, menaxheri i njohur i VIP-ve dha një intervistë ekskluzive për programin veror në një nga club-et më të njohura e të frekuentuara të Sarandës. Duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me artistët shqiptarë, Xhani nuk ka nguruar të ndajë me publikun edhe disa sekrete apo kërkesa të çuditshme që ka dëgjuar prej tyre.
“Një këngëtare shqiptare më ka kërkuar çadër në mes të verës”, u shpreh ai, duke habitur jo pak edhe moderatoren, Lei Kraja. E teksa u pyet nga kjo e fundit për Luiz Ejllin, si një nga artistët “On Top” të kësaj periudhe, nuk nguroi të fliste me shifra.
“Luiz Ejlli ka qenë një ndër artistët e parë që kam kontaktuar për këtë sezon, më ka kërkuar 30 mijë euro…“, duke shuar kështu kuriozitetin e fansave.
Luiz Ejlli është shndërruar në një brand që gjeneron para në çdo gjë që bën. Pas fitores në “Big Brother”, ai i është dedikuar muzikës, ku deri në fund të sezonit, mesa duket është totalisht i prenotuar.
Top Channel