Nis festivali i Gjirokastrës/ Rikthehet takimi më i madh i muzikës dhe valleve popullore

24/06/2023 20:23

Gjirokastra mikpret sot dhe në ditët në vijim, rikthimin pas 8 viteve të Festivalit Folklorik Kombëtar nën simbolikën e valltarëve të lidhur dorë për dore, në Kalanë e gurtë, të zbukuruar dhe gjallëruar në këtë natë, si kurrë më parë nga ngjyrat, motivet, ritmet, këngët e vallet e gjithë krahinave të Shqipërisë.

Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës 2023, ngjarja që bën bashkë ngjyrat e bukura të folklorit shqiptar, do të mbahet për 8 net në kalanë e Gjirokastrës në një skenë të hapur për të gjithë dhe do të akesohet falas.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama vizitoi këtë mbrëmje Kalanë e Gjirokastrës, e shndërruar në zemrën e Festivalit, me vizitorë të shumtë, artistë popullorë, artizanë, si dhe artëdashës të të gjitha moshave, të mbledhur së bashku për të shijuar një nga eventet më të mëdha të muzikës dhe valles tradicionale shqiptare, një ekspozitë e bukur e trashëgimisë kulturore jomateriale.

FOTO GALERI
18/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA