Vendet fqinje të Rusisë po marrin masa pas rebelimit të grupit mercenar Wagner.

Letonia, e cila u përball me një fluks rusësh të arratisur kur filloi lufta në Ukrainë vitin e kaluar, ka mbyllur kufirin e saj me Rusinë.

Në një postim në Tëitter, Ministri i Jashtëm tha se hyrja për këdo që largohet “për shkak të ngjarjeve aktuale” nuk do të konsiderohet.

Edhe Estonia ka thënë se po forcon sigurinë përgjatë kufirit të saj, ndërsa kryeministrja Kaja Kallas shtoi se ajo ishte në “kontakt të ngushtë” me homologët e saj letonez, lituanez dhe finlandez.

Shumë vende të tjera, përfshirë Poloninë, Britaninë e Madhe dhe SHBA-në kanë thënë gjithashtu se po monitorojnë nga afër situatën.

Top Channel