Pse nuk erdhi babai në finalen e BB VIP 5? Aludimet se është në burg, Selin përballet live me foton në “Goca dhe Gra”
Studiuesit në Siri kanë prezantuar sot një mozaik të ruajtur çuditërisht të paprekur të epokës romake, ku përshkruhen skena e luftëtarë të Luftës së Centaurëve.
Mozaiku është zbuluar në Rastan në rajonin verior të Homs në gërmimet e nisura ne fillim të vitit dhe daton prej shekullit të 4-rt.
Drejtori arkeologjik i misionit në Rastan, Ammar Musaed tha se mozaiku daton prej kohës bizantine dhe i shtohet një tjetri të gjetur të dëmtuar, nga e njëjta periudhë.
“Skenat nga Lufta e Centaurit njihen dhe në Akropolin e Athinës apo në pocarinë e lashtë greke”.
“Po kjo është hera e parë që i shikojmë në një mozaik. Sipas informacioneve tona lufta e Centaurit nuk është portretizuar në asnjë mozaik në botë”, tha Musaed.
Centaurët kanë qenie mitologjike gjysmë kalë gjysmë njeri që prezantoheshin shpesh në lashtësi. Grekët besohet se i përdornin ato për të përfaqësuar njerëz ose popuj barbarë, ose në raste të veçanta, qenie të dijeve hyjnore.
Top Channel