A është Kosova në rrezik? Edita Tahiri: Tensionet nuk janë serioze, Kurti s’ka zotësi si burrë shteti

22/06/2023 21:27

Ish-zv.Kryeministrja e Kosovës Edita Tahiri, ka analizuar këtë të enjte në Top Story situatën në veri të Kosovës, si një eksperte e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Ajo ka shprehur siguri në statusin e Kosovës duke thënë se nuk është në pikëpyetje dhe se tensionet në veri nuk janë serioze.

Tahiri ka theksuar se kryeminisitri Kurti ka dështuar Kosovën me mungesën e njohurive që ka në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe se i ka dhënë më shumë vëmendje pushtetit të tij se shtetit të Kosovës.

Fjala e Tahirit: 

Statusi i Kosovës nuk është fare në pikëpyetje pastaj Gjykata ndërkombëtare e ka konfirmuar, ne kemi luftuar është derdhur gjak për këtë liri e për këtë Kosovë. Kryeministri i tanishëm ka dhënë zero kontribut në periudhën e çlirimin e pavarësinë. Nuk mund të luhet lehtë statusi i Kosovës, statusi është i mbyllur Kosova është e pavarur pavarësisht se çfarë mendon Serbia.

Fillimi i proceseve politike kanë nënkuptuar edhe fillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe negociatat. Kurti e dështoi Kosovën në këto negociata në Bruksel, sepse arriti marrëveshjen bazë me planin franko-gjerman pa njohje reciproke. Biden thoshte se ky dialog duhet të fokusohet në njohjen reciproke, Albini e humbi rastin për këtë periudhë. Ai ka qenë i kufizuar mes populizmit të tij dhe mungesës së zotësisë si burrë shtetas. Sepse ti kur negocion me armikun në numër një ke shtetin pastaj pushtetin. Ai thoshte nuk shkoj kurrë në dialog pa kërku falje Serbia për gjenocidin. Të gjitha i harroi rrugës shkoi në dialog pa falje e pranoi asociacionin. Kemi të bëjmë me një kryeministër i cili praktikisht që populizmin e shfrytëzoi, mori simpatinë dhe nuk i mbajti premtimet. Ai duhej të rivlerësonte ecjen e punës. Ai nuk ka as përvojë në negociata por as njohuri në marrëdhëniet ndërkombëtare. Kemi të bëjmë me një kryeministër që nuk ishte gati të qeveriste e as për dialog. Në këto gjëra duhet të kesh kredibilitet. Tensionet në veri nuk janë serioze. Janë krijuar nga nevoja e Kurtit.

Top Channel