Shpat Deda flet për marrëdhënien e tij të dashurisë: Çelësi i një lidhjeje është aftësia për t’u ridashuruar!

21/06/2023 22:38

Artisti Shpat Deda ka ndarë sonte në “A Live Night”, copëza nga jeta e tij dhe karriera.

Përballë Ledion Liços, këngëtari ka folur me mjaft emocion për lidhjen e tij të dashurisë, për të cilën tha se vajza që i ka “vjedhur” zemrën, luan gjithashtu një rol vendimtar edhe në karrierën e tij.

“Pa vulën e asaj nuk bëhet puna ime”, kështu është shprehur artisti për partneren e tij.

Ai tha se çelësi i një lidhjeje të shëndetshme është të ridashurohesh disa herë me të njëjtin person.

“Ka plot këngë për partneren time Blertën. Janë këngët më të lumtura. Blertën e kam partnere është njeriu me të cilën i ndaj të gjitha. Është person shumë i sinqertë shumë inteligjente. Sa herë që unë punoj vulën e ka mendimi i saj. Ka pasur raste që kam kthyer gjera prej mendimit të saj se ka një shije shumë të zhvilluar e një prespektivë më të rafinuar se unë. Çelësi i një marrëdhënie të qëndrueshme është si e shoh unë, si e pranoj unë, të kemi hapësirë në lidhje dhe me pas aftësinë me u dashuri vazhdimisht e të pranojmë që njerëzit ndryshojnë.Kjo neve na ka ndodhur vazhdimisht.”– tha Shpat Deda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA