Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, në një konferencë për mediat e konsideroi të patolerueshme dhunën e ushtruar ndaj Policisë së Shteti gjatë kontrollit të ushtruar sot në MEK.

Çuçi tha se muxhahedinët thyen kodin e mikpritjes shqiptare, teksa tha se ndihet i keqardhur për reagimin e tyre ndaj policisë gjatë aksionit .

“Për të sqaruar disa aspekte në kontrollin që është ushtruar sot në MEK. Dua t’iu them që ndihem i keq ardhur edhe madje i indinjuar me reagimin e anëtarëve të organizatës MEK ndaj policisë së shtetit gjatë aksionit. Ndihem i keqardhur se Shqipëria u ka ofruar gjithçka që lidhet me strehimin e tyre për qëllim humanitar sipas marrëveshjes. Iu ka ofruar ndihmë, siguri, madhe iu ka ofruar edhe mbrojtje ndaj kërcënimeve që vinin nga shërbimet sekrete të Iranit. Ata për më shumë se 3 mijë ditë kanë jetuar në siguri të plotë në garancinë tonë.

E paimagjinueshme dhuna dhe reagimi që kanë bërë ndaj Policisë së Shtetit. Kemi pasur shqetësim për mosrespektim të marrëveshjes. Aktiviteti i tyre politik kohët e fundit ka tërhequr vëmendjen e SPAK e cila ka nisur më shumë se një çështje penale me këtë gjë. Asnjë nuk ka të drejtë të kundërshtojë vendimet e gjykatës“-tha ministri Çuçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA