Pak orë na ndajnë nga ndeshja e rradhës e përfaqësueses shqitpare me atë të Ishujve Faore në transfertë këtë herë.

Trajneri Sylvinho nuk ka zhvilluar asnjë skemë dhe asnjë përgatitje taktike teknike në Torshavn që nga mbërritja pasditen e së dielës deri sot, seancat stërvitore kanë qenë thjeshtë të lehta me vrapime dhe goditje në portë, duke na lënë të kuptohet se gjithçka ka qenë e përgatitur që në Tiranë në grumbullimin 14 ditore që ai zhvilloi në Shtëpinë e Futbollit.

Edhe sa i përket formacionit që do të hedhë në fushë, pavarësisht se ende nuk është publikuar ai zyrtarë, nga informacionet pranë trajnerit mësohet se skuadra me gjasë do të jetë e njëjta, duke I besuar 11-tshes së stadium Air Albania ndaj Moldavisë, pra duke ndjekur shprehjen e famshme “formacioni fitues nuk ndryshohet”.

Kështu në port mbetet Berisha dhe katërshja përpara tij Gjimshiti Ismajli Hysaj dhe Mitaj nga krahët, për të lënë përpara tyre Ramadanin dhe Baren ndërkohë që 4 lotjarët e mbetur do të jenë ata nga të cilët pritet goli pasi janë të gjithë me tipare sulmuese si Bajram, Hasani, Uzuni dhe Cikalleshi.

Në letër Ishujt Faroe janë skuadra më e dobët e grupit, megjithatë trajneri është shprehur i kujdesshëm duke e konsideruar edhe në konferencën e djeshme këtë kundërshtar edhe më të fortë se Moldavia nisur nga vështirësia dhe domosdoshmëria që kanë kuqezinjtë për t’i marrë maksimumin këtyre dy ndeshjeve që ishte Moldavia dhe sot Ishujt Faroe.

Kundërshtari ynë i mbrëmjes së sotme në ndeshjen e së shtunës u mund nga Republika Ceke me shifrat 0-3. Ndërkohë që për të mbështetur kuqezinjtë, kanë mbërritur në ishujt Faroe rreth 100 tifozë të cilët do të përpiqen sadopak të nxisin ekipin përballë një ekipi që nuk do të ketë as mbështetjen e plotë të tifozerisë së tij kjo për shkak të rezultateve të dobëta.

Ndeshjen Ishujt Faroe-Shqipëri do të keni mundësi ta ndiqni drejtpërdrejtë në paketën SuperSport të platformës DigitAlb duke filluar nga ora 20:45

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA