“El Pais”, reportazh për agroturizmin në vendin tonë/ Rama: Tjetër vlerësim me pesë yje për Shqipërinë

20/06/2023 16:08

Spanjollja “El Pais” ka publikuar një reportazh për Shqipërinë, duke u ndaluar veçanërisht te agroturizmi.

Duke shpërndarë artikullin, kryeministri Edi Rama shkruan “këtë herë është prestigjiozja spanjolle “El Pais” që i ka dedikuar një artikull promovues agroturizmit shqiptar nga jugu në veri, duke nënvizuar mes rreshtash se: janë një dhuratë premtuese për sipërmarrjet e reja të cilat po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë të huaj”.

Në artikull, “El Pais”, përshkruan turizmin rural, fermat dhe kantinat e Shqipërisë:

Në vitin 2021, Shqipëria priti 5.6 milionë turistë ndërkombëtarë, të joshur nga plazhet e saj perfektë, natyrën e Alpeve shqiptare dhe një trashëgimi të pafund historike.

Por ka ende shumë vende për të eksploruar, përtej resorteve të viteve 1990 dhe plazheve që përcaktojnë 400 kilometrat e vijës së saj bregdetare ku bashkohen detet Jon dhe Adriatik.

Pas mbylljes së një pjese të mirë të kooperativave bujqësore të ndërtuara nga regjimi komunist, fermat pësuan rënie të prodhimit. Jetëgjatë në prodhimin e grurit, misrit, duhanit, mishit dhe produkteve të qumështit, shumë prej tyre tani kanë rimarrë shkëlqimin e dikurshëm, pasi brezat e rinj që shkuan jashtë vendit, veçanërisht në kuzhinat italiane, mësuan kulinarinë. Tashmë, gatuajnë ushqimet në zonat e tyre. Një dhuratë për bizneset e reja që transferojnë të kaluarën bujqësore shqiptare në akomodime rurale, taverna dhe kantina ku mund të provoni receta tradicionale.

Më pas, “El Pais”, që u tregon lexuesve spanjoll se Tirana është pak kilometra larg Madritit dhe Barcelonës, nga ku ofrohen fluturime direkte, liston disa nga agroturizmet.

Artikulli i “El Pais”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA