Për muajin e dytë radhazi eksportet kanë vijuar të tkurren. Statistikat e majit tregojnë se vetëm 40 miliardë lekë produkte shqiptare janë dërguar jashtë vendit, 5 miliardë më pak se një vit më parë apo një tkurrje me 11.7%.
Edhe për pesëmujorin bilanci është negativ, duke regjistruar gati 11 miliardë lekë apo 100 milionë euro më pak produkte të nxjerra jashtë vendit, pavarësisht se në dy muajt e parë të vitit pati rritje.
Grupet me tkurrjen më të madh janë materialet e ndërtimit dhe metalet, si dhe mineralet dhe lëndët djegëse. Ritmet pozitive vijojnë për grupin e ushqimeve, të cilat kanë njohur rritje të konsiderueshme gjatë majit, ndërsa në pesë mujor nga ky grup janë eksportuar 23 43 miliardë lekë apo 220 milionë euro, apo 13.4% më shumë se një vit më parë
Edhe për importet pati tkurrje gjatë majit, por ajo ishte më e ulët në krahasim me eksportet me vetëm 1.2%. Në këtë mënyrë bilanci tregtar i vendit vijon të përkeqësohet.
Forcimi i lekut është një nga shkaqet që ka ndikuar që dobësimin e eksporteve, ndërsa monedha kombëtare është forcuar me gati 10% brenda një viti, duke bërë që shumë eksportues të marrin më pak vlerë nga produktet që shesin.
Top Channel