Furrat që prodhojnë produkte të tjera përveç bukës kanë marrë kërkesë nga OSHEE dhe Enti Rregullator i Energjisë që të paguajnë tarifa energjisë si çdo biznes tjetër.

Institucionet po diskutojnë liberalizimin e çmimit për këto njësi, që aktualisht energjinë e marrin të subvencionuar nga shteti me çmimin 7.6 lekë kW/h, për tu furnizuar si bizneset e tjera në tension të mesëm me 18 lekë kW/h.

Nëse kjo ndodhi çmimi për këto njësi biznesi gati mund të dyfishohet. Kreu i ERRE në raportimin për deputetët pohoi se kanë propozuar që subvencion të behet vetëm për furrat që prodhojnë bukë masive.

“Jemi në diskutim me shoqatën e furrave të bukës. Ideja është që ka biznese të kësaj kategorie që shesin edhe ëmbëlsira, përveç kësaj kanë vendosur edhe banakë frigoriferike që shitet bulmet, ndërsa një dyqan që është nga ana tjetër e murit e paguan energjinë me tjetër shifër. Edhe në bisedimet që kemi zhvilluar me përfaqësuesit e furrave të bukës, ua kemi bërë të qartë që çmimi i favorizuar është vetëm për prodhimin e bukës.”– tha kreu i ERRE Petrit Ahmeti.

Diskutimet tashmë janë fokusuar në ndarjen fizike të ambienteve në këto njësi duke instaluar kështu dy matësa të ndryshëm energjie, por kjo praktikë sipas ERRE është e kundërligjshme dhe do të sillte precedentë të rrezikshëm.

Shoqata gjithashtu ka kërkuar për një tarifë të mesme midis kufirit 7.6 lekë/ kë/h dhe 14 lekë kW/h.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA